Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti gjatë intervistës në emisionin "Xing me Ermalin", javë më parë foli dhe për mikeshën e tij të ngushtë Elvana Gjatën, ku zbuloi se këngëtarja fiton 20 mije euro për një koncert.

Për këtë shifër që u fol gjatë në media, ka reaguar për herë të parë edhe Elvana mbrëmjen e djeshme në një lidhje me skype me "Xing me Ermalin".

Kur moderatori, miku i saj më i mirë, Ermal Mamaqi e pyeti nëse është e vërtetë që merr 20 mije euro, duke qeshur Elvana tha: "O zot po ç’i ke këto mo aman".