Antonio Konte dhe Çelsi vazhdojnë përballjen e tyre në gjykatë. Palët kanë një gjyq ditën e sotme dhe në rast se italiani fiton, atëherë do të arkëtojë në llogarinë e tij 11 milionë euro, para të cilat anglezët refuzuan ti paguanin pas shkarkimit.

Çfarë do që të ndodh, nga nesër, Konte do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm. Mediat italiane vendosin në vend të parë Interin, Juventusin që pret me Paratiçin dhe Milanin që është në fazë sondazhesh.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Interi mund të jetë më afër për shkak të Marotës, i cili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm te Konte kur ky i fundit ishte pjesë e Juvenyutusit. 

Madje zbulohen edhe shifra. Zikaltërit do të ofrojnë 10 milionë euro në sezon dhe do të plotësojnë kërkesat e Kontes, ku e ka bërë të qartë se dëshiron një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe për 2 sezone të ndërtojë një ekip që të konkurrojë për trofeun.