James Arthur, fituesi i "X Factor" në Britani ka anulluar pjesëmarrjen e tij në koncertin që do të zhvillohej për bamirësi në Royal Albert Hall, ditën e enjte pasi po lufton me gjendjen e tij të rënduar psikologjike.
31-vjeçari do të performonte së bashku me Gary Barlow dhe Mark Owen por përmes një postimi në Twitter kërkoi fajle për tërheqjen nga ky event.
Në fund të postimit të tij ai ju premton fansave se do të shlyej këtë gabim dhe se po kërkon ndihmë për të kaluar këtë gjendje të rënduar psikologjike.
Komente të shumta pozitive nga fansa dhe të famshëm ku shkruajnë dhe i urojnë më të mirat këngëtarit dhe gjithashtu e falenderojnë për transparencën dhe sinqeritetin e gjendjes së tij.





