Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar projektin më të ri muzikor dedikuar një dashurie të kaluar, ndjenja e së cilës nuk është harruar ende.

"Pa dashni" titullohet kënga ritmike, e cila u përfol gjatë se është për ish-in e këngëtares. Për melodinë dhe tekstin e këngës është kujdesur vetë artistja.

"As bari nuk m'bon me t'harru", thotë në një pjesë duke iu referuar se ai nuk ka patur dashuri. Pritet që ky projekt të jetë suksesi i rradhës për Ronelën, e cila merr gjithmonë vëmendjen e publikut me këngët e reja që sjell në treg.