Katy Perry dhe Orlando Bloom duken më të dashuruar se kurrë!
Këngëtarja dhe aktori u fejuan ditën e Shën Valentinit, kur Katy i tha "po" propozimit për martesë të Orlandos dhe tani po planifikojnë të marrin hapin e radhës.
Një burim tha për "E News" se çifti kanë filluar të flasin për ditën e madhe por ende nuk kanë marrë një vendim. "Por një gjë është e sigurt. Duan të jetë diçka e përsosur,"-shtoi burimi.
Kujtojmë që të dy kanë qenë martuar më parë, Katy me komedianin Russell Brand, ndërsa Orlando me modelen e Victoria's Secret, Miranda Kerr.





