Programi i së dielës në Klan “E Diela Shqiptare” është një ndër emisionet më të ndjekura në këtë televizion. Shumë i pëlqyer nga familjarët dhe amvisat në përgjithësi.

Përmes një njoftimi në Instagram, Gjebrea ka njoftuar ndjekësit e tij për rinovimin e kontratës së këtij emisioni.

“Sapo nënshkruam “E Diela Shqiptare” deri në 31 korrik 2022! Prej 17 vitesh, pjesë e familjes ‘Klan’, një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”, shkruan Gjebrea.