Robert Aliaj do të vijë me një emision të vetin, por jo në televizionin “Klan” ku ka qenë pjesë e panelit të “Dance With Me”.

Mësohet se Roberti do të sjellë emisionin “Vetëm një natë” që do transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30 në “Ora News”.

Siç kuptohet nga videot në Instagram, Roberti përgjatë çdo të shtune do të udhëtojë në vende të ndryshme për të sjellë më afër realitetin shqiptar.

Ai do të përjetojë vetë aventurat e udhëtimit duke shëtitur me biçikletë, duke kapur peshq apo duke u njohur me histori të vërteta nga njerëz të thjeshtë.