Pak ditë më parë, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez mori një propozim për martesë shumë romantik nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez teksa ndodheshin me pushime.
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar çiftin sipas mënyrës tradicionale, duke iu shkruar një letër të cilën Alex e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
"Jennifer dhe Alex. Michelle dhe unë duam t’ju urojmë në fejesën tuaj. Pas 26-vitesh bashkë, ne mund t’ju themi se pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta, nëse ndahen me njeriun që do, i bën gjërat më të bukura", shkruhet në kartolinën e Obama-s.





