E ftuar në emisionin "Thumb", moderatorja Arjola Shehu ka folur për herë të parë lidhur me largimin e saj nga Tv Klan.

"Mendoj që kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem një zonjë gatimi", është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se emisioni i gatimit nuk është për moshën e saj.

Arjola aktualisht është duke prezantuar "Netët e klipit shqiptar", ndërsa emisionin 'Kush vjen për drekë' e zëvendësuan dy shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe  Indrit Çela të cilët sollën emisionin 'Sfida e gatimit'.