Aktori i njohur Johnny Depp, aktualisht po qëndron në Mal të Zi për xhirimet e filmit të tij të ri “Minimata" ku dhe ka patur një incident të vogël. Sipas mediave të huaja, gjatë punës, aktori ndjeu diçka të keqe në qafë dhe është dërguar në spital.
Në një fotografi që është publikuar, Johnny shihet me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fizioterapiste, gjë që konfirmon se diçka nuk shkoi mirë.
Aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze, i rrethuar nga sigurimi e nën përkujdesje të madhe të stafit të hotelit. Aktori ishte edhe në Serbi për disa xhirime të tjera, njofton Klan Kosova.





