Moderatorja Dojna Mema në një intervistë për revistën "Class" ka rrëfyer emrat e personave që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj në ‘Top Media’, si dhe ka treguar se ka patur edhe nga ato që e kanë përçmuar.

‘Kam nisur në ‘Top Albania Radio’ në vitin 2012, kur isha vetëm 19 vjeç. Asokohe, drejtuesit e radios donin që të bëja intervistat në terren, ndërkohë ishte Olti Curri ai që kërkoi më ngulm të isha pjesë e emisionit në studio. Ka qenë i pari që më dha dorë konkretisht. Më pas, kur fillova të njihesha më mirë me kolegët, të gjithë kanë pasur pjesën e tyre. Jonida Aliçkolli, Eno Popi, drejtori artistik i radios Dorian Gjergji dhe Elona Duro, e cila më ka besuar e para programin ‘My Music Chart’ në Digitalb. Ka qenë Elona e cila u bë, si të thuash, kumbara ime e parë në ekran’, ka treguar Dojna.

Sa i takon personave që nuk kanë dashur që Dojna të pikaste si moderatore, ajo shprehet se nuk punojnë më në Top Media.

"Do të tingëllojë çuditshëm, por shumica e tyre nuk punojnë më në ‘Top’. Mami më tregonte gjithmonë kur isha e vogël: Nëse ty të bie në qafë dikush, do t’i kthehet në një formë",ka komentuar ajo.