E ftuar në rubrikën "Dance with Graciano", në emisionin "Mos i fol shoferit", moderatorja dhe gazetarja e njohur Aulona Musta, ka zbuluar për herë të parë njohjen me bashkëshortin, me të cilën ka edhe një vajzë, Amara e cila është po aq e dashur sa e ëma për ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndonëse e kishte thënë edhe më parë që me bashkëshortin janë njohur në një klub të Tiranës, Aulona mbrëmë tregoi se në kohën kur ata janë njohur, Tomi (bashkëshorti) ishte ish i dashuri i shoqes së motrës së saj.
“E kam takuar për herë të parë në klub. Por, ka qenë ish i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe kaq. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubit e kryeqytetit me shoqet e mia, ai me disa miq që i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më gjeti në Facebook, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill”, ka rrëfyer Aulona.





