Kim Kardashian nuk bën bujë vetëm me fotot provokuese që publikon, por dhe për faktin se është një humaniste e madhe. Këtë herë ajo ka vendosur t'i paguajë qiranë e shtëpisë për pesë vite një ish-të burgosuri.

Matthew Charles ka përfituar lirinë për sjellje të mirë, si rezultat i reformës së drejtësisë penale. Për shkak të qëndrimit të tij për 20 vite në burg, Charles e ka të pamundur të gjejë një shtëpi dhe të sigurojë punë si pasojë.