Policët mbipeshë në Kinë, do të detyrohen të punojnë në një kamp të veçantë për rregullimin e barkut.
Ata do të dërgohen në Qendrën e Trajnimit të Policisë Qendrore në qytetin qendror të Pak Chong, për dy javë, ku do të bëjnë dietë intensive dhe stërvitje si pjesë e një programi për të humbur peshë.
"Ka shumë probleme në qoftë se je një polic i shëndoshë. Ju punoni dhe lëvizni ngadalë ndërsa shkoni në detyrë. Kjo është e papranueshme nëse je një oficer i ngarkuar me arrestimin e kriminelëve, pasi që duhet të jeni të shkathët dhe të shpejtë", tha Sornpetch Chantarak, një zbatues dietik në programin e ri





