Këngëtarja shqiptare Linda Halimi i ka habitur jo pak ndjekësit në rrjetet sociale kur dy ditë më parë dha lajmin se ishte bërë nënë për herë të parë.

Ajo ia doli ta mbaje sekrete shtatzëninë deri në momentin e lindjes pasi donte që ta mbronte vogëlushen e saj nga bota dhe ta shijonte këtë fazë vetëm me njerëzit më të afërt.

"Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë opinionet e tyre, por kur vjen puna tek bekimet e Zotit, nuk ka rëndësi opinioni i askujt. E gjithë familja dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time dhe nuk thanë asnjë fjalë. Kështu që e ndjeva në zemër ta mbaja të gjithën përbrenda dhe thjesht të numëroja bekimet e mia. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi sesa shumë luftojnë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po, jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi.", shkruan këngëtarja në Facebook.