Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez i tha "po" propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh, duke u fejuar kështu për të pestën herë. 

Shikoni 5 unazat e fejesës së mori Lopez ndër vite:

-Bashkëshorti i parë ishte Ojani Noa. Ata u martuan në viti 1997 dhe u divorcuan më pak se një vit më vonë. Noa i propozoi J.Lo me një unazë diamanti në formë dardhe.

-Bashkëshorti i dytë ishte Cris Judd. Këngëtarja dhe ish-balerini u martuan në vitin 2001 për tu ndarë më pak se një vit më vonë. Çifti përfundoi divorcin në janar të vitit 2003, ndërsa Jennifer ishte e fejuar me Ben Affleck. Cris Judd i propozoi J.Lo me një unazë ngjyrë smeraldi.

-I fejuari Ben Affleck. Këngëtarja  dhe aktori filluan të dalin në vitin 2002, kur luajtën në filin e famshëm Gigli. Atë nëntor, Affleck i propozoi J.Lo. Të dy planifikuan një ceremoni martesore në Santa Barbara të Kalifornisë, më 14 shtator 2003.

Por Affleck e anulloi katër ditë para datës së planifikuar, duke cituar "vëmendjen e tepërt të medias". Ai dhe Jennifer njoftuan ndarjen disa muaj më vonë. Affleck i dha J.Lo një unaza diamanti 6.1 karat, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1.2 milionë dollarë dhe 2.5 milion dollarë.

-Bashkëshorti i tretë Marc Anthony. Dy këngëtarët kanë dy binjakë së bashku Max dhe Emme. Ata u martuan në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen në vitin 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në 2014. Anthony i propozoi Lopez me një unaza 8.5 karat ngjyrë blu Harry Winston, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.

-I fejuari Alex Rodriguez. Çifti filloi të takohej në shkurt 2017. Alex i propozoi J.Lo me një unazë diamanti 15 karat.