Këngëtari Justin Bieber më në fund ka folur hapur për betejën e tij me depresionin, duke pranuar se është "duke luftuar shumë".

Në një foto të tij bardh e zi të postuar në Instagram duke u lutur me menaxherin Scooter Braun dhe këngëtarin Kanye West, Justin tregoi se po trajtohet për depresion.

“Doja thjesht t’ju informoja mbi atë që po përjetoj me shpresën se dhe ju mund të më kuptoni dhe ta gjeni vetveten në këtë situatë që ndodhem. Kam luftuar shumë. Jam ndjerë i shkëputur dhe shumë i çuditshëm.. Por gjithmonë kam arritur të rikthehem. Po ju drejtohem ju dhe shpresoj që të luteni për mua. Lutjet tuaja do ndihmojnë shumë, faleminderit.” shkrun këngëtari 25-vjeçar duke shtuar se në këtë periudhë i është dashur të përballet me probleme."

Ishte muaji shkurt kur një burim për “E!News” deklaroi se Bieber gjendet në një periudhë shumë të vështirë, ndonëse ka gjithë ndihmën e nevojshme dhe përkrahjen maksimale nga njerëzit që do më shumë, përfshirë gruan Hailey Baldwin dhe pastorin e tij.