Biznesmeni i njohur Samir Mane është "arratisur" drejt Kubës i shoqëruar nga tre gazetarët e njohur, Blendi Fevziun, Baton Haxhiun dhe drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi.
Ata po kalojnë disa ditë pushimesh teksa shijojnë temperaturat e nxehta të Kubës dhe të Panamasë.
Foto janë publikuar nga moderatori i "Opinion" Blendi Fevziu, i cili shquhet për pushimet e tij ekzotike dhe shumë larg Shqipërisë.
Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e Blushit, i cili është “zhdukur” nga jeta publike që pas emërimit të tij për drejtimin e televizionit Top Channel.





