Tashmë të gjithë e mësuan që në panelin e fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” në edicionin e dytë të tij është vajza e ish-Missit të njohur, Valbona Selimllarit, Vivien. Nisur nga kjo, një  ndjekëse akuzon Alketën që fëmijët i kanë përzgjedhur me miqësi dhe jo siç reklamohet me audicion.

"Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me radhë, s'janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon se ndaj emisioni s'ka audiencën dhe fëmijët s'janë në nivelin e duhur?", i shkruan ndjekësja Alketës.

Alketa duket se është prekur nga ky reagim i fanses së saj dhe ka reaguar menjëherë, duke tentuar të hedhë poshtë atë që thuhet.

"Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty", i përgjigjet Alketa.