Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 teksa thotë se do të jetë shndërruar në një qytezë të re brenda 4 muajsh.

Nën kolonën zanore të Tina Turner “Simply the best” (Thjesht më e mira), Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti.