Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në zyrën e tij, zëvendëskryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se është takimi i parë me të dhe kaluan mirë dhe si dy miq të vjetër ranë dakord për çdo pikë.

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama