Pranvera është ulur këmbëkryq këto ditë në Durrës. I ngrohti i këtij fillim marsi ka bërë që nga pemët dekorative në disa rrugë të qytetit bregdetar të shpërthejnë lulet duke sjellë larminë e ngjyrave të pranverës.
Qytetarë të ndryshëm kanë postuar në Facebook foto nga ‘shpërthimi’ pranveror në Durrës, disa prej të cilave po i botojmë.
Në qytetin 3 mijë vjeçar, ku zakonisht mbizotëron grija e betonit, pranvera me larminë e ngjyrave të saj krijon një atmosferë mjaft të bukur.





