Kjo është dalja e parë publike për Monika Belluci dhe të fejuarin Nicolas Lafebvre. Të dy kanë marrë pjesë në sfilatën parisiene të Chanel me të cilën i bëhej homazh stilistit Karl Lagerfeld, i cili humbi jetën më 19 shkurt. Çifti (54 vjeç ajo dhe 36 vjeç ai) frekuentoheshin që në fillim të dimrit ndërsa këtë herë kanë dalë për herë të parë dorë më dore.
Daily Mail raporton se Nicolas Lefebvre, shoqëruesi më i ri i divës pas përfundimit të martesës me Vincent Cassel, është një stilist dhe zotëron një galeri arti në Paris . Ai ka edhe një vajzë gjashtë vjeçare nga një lidhje e mëparshme.
Belluci ka folur më parë se ka rigjetur lumturinë. Një deklaratë që si duket është e vërtetë, duke iu referuar pushimeve të çiftit dhe daljeve të tyre publike.





