Nicole Scherzinger u shkatërrua kur hakerat i publikuan online një video intime me ish të dashurin Lewis Hamilton. Këngëtarja e famshme theu heshtjen dhe foli për herë të parë në lidhje me skandalin.

“Me të vërtetë nuk e kuptoj pse dikush duhet ta bënte diçka të tillë. Është një gjë e pabesueshme,”-tha 40-vjeçarja. Klipi prej 30 sekondash i çiftit në shtrat raportohet se u pa 600 mijë herë, para se të fshihej nga interneti.

“Nicole dhe Lewis ishin të dy të tronditur. Ata duan të zbulojnë sesi u gjet video e tyre,”-tha një burim për The Sun. “Nicole ndihet e dhunuar pasi dëshiron që jetën e saj personale ta mbajë larg mediave. Dëshiron të fokusohet vetëm tek puna.”