Policia ndalon opozitën të protestojë më 5 mars para Parlamentit, ashtu siç e ka paralajmëruar.

Mësohet se policia ka refuzuar lejen nga Partia Demokatike për të protestuar të martën. Policia i ka bërë me dije PD-së se tubimi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Po ashtu thuhet se protesta vë në rrezik jetën e deputetëve. Sakaq, policia deklaron se organizatorët kanë bërë thirrje për dhunë dhe si pasojë protesta duhet të transferohet në një vend tjetër.

Opozita paralajmëroi se më 5 mars do të protestojë para Parlamentit, në një kohë kur Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar për seancë plenare.