Ka përfunduar me sukses riparimi i pjesëve të dëmtuara të asfaltit në segmentin e rrugës Plepa-Kavajë.

Lajmi bëhet i ditur mëngjesin e kësaj të diele në faqen e "Facebook"-ut të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

"I amortizuar ky segment në të shkuarën ka krijuar shqetësim tek përdoruesit e rrugës. Gjatë punimeve rruga ka qëndruar e hapur për trafikun duke mos shkaktuar asnjë problem me qarkullimin", sqarohet më tej në njoftim.