Blogeri i njohur nga Durrësi, Olti Curri nuk e ka "kursyer" as Gent Cakajn, i emëruar në detyrë si ministër i Jashtëm, i cili gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të Diasporës, bëri lëmsh vargjet Naim Frashërit.

"Zbulohet versioni i plotë i poezisë së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj", shkruan Olti krahas videos ku tallet keq me Cakajn, që i mbërthyer nga emocionet, ngatërroi vargjet e poemës "Bagëti e bujqësi".

Olti njihet për thumbimet e drejpërdrejta me personazhet e njohura të ekranit, të fushës së show-bizz-it apo të politikës, e mesa duket "fatkeqi" i radhës ka qenë ministri i Jashtëm, i cili ka shkaktuar jo pak zhurmë në politikën shqiptare, pasi presidenti ktheu mbrapsh dekretimin e tij dhe nisur nga kjo Rama e quajti si më të lexuar se Metën.