Në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur paraditen e në sheshin “Gjergj Kastrioti” me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës Presidenti Ilir Meta kishte apel drejtuar politikës.

 "Shpresoj që ky Kuvend i Lezhës. Të na ndihmojë të gjithëve për tu ngritur mbi interesat afat shkurtra dhe të ngushta dhe për ti thënë një "Po" të fortë rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor. Jam i sigurtë që kjo është dhe kërkesa e shqiptarëve të diasporës."

Ndërsa për shqiptarët e diasporës kreu i shtetit tha se Shqipëria i kishte dyert e hapura.

"Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët jo vetëm para që jetojnë këtu por dhe për ata që duan të kthehen këtu."