Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mësohet se është tërhequr nga gara Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha dhe aktualisht në garë janë 3 kandidatë.

Kujtojmë se një ditë më parë u tërhoq nga gara për një mandat të dytë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj.

Aktualisht në garë për kreun e ri të KMSH janë myftiu i Tiranës Ylli Gurra, nënkryetari i KMSH Bujar Spahiu si dhe myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku.