Një zjarr ka rënë në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 minuta.

Gjithashtu mësohet se vatra e zjarrit ka qenë afër dhomave të serverit të sistemit TIMS. Por në një reagim zyrtar nga policia e Tiranës theksohet se shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”,- thekson Policia.