Në një intervistë për BBC, dy burra kanë pohuar se janë abuzuar nga Michael Jackson qindra herë.
Wade Robson tha se këngëtari abuzoi seksualisht me të nga mosha 7 vjeçare dhe u përpoq ta përdhunonte kur ishte 14 vjeç.
Gjithashtu James Safechuck tha se Mbreti i Popit abuzoi seksualisht me të nga mosha 10 deri në 14 vjeç.
Familja e Jackson thotë se nuk ka asnjë dëshmi që provon pretendimet e tyre.
36-vjeçari Robson dhe 40-vjeçari Safechuck folën gjithashtu në dokumentarin për Michael Jackson, “Leaving Neverland”.
Të pyetur sesa herë kishte ndodhur abuzimi, ata u shprehën qindra herë.
Robson tha: “Sa herë që isha me të, sa herë që qëndroja me të, ai abuzonte me mua.”
Ai u shpreh se këngëtari e përkëdhelte, i prekte trupin dhe e detyronte ta shikonte ndërsa kryente akte seksuale.
Dhe pastaj, kur ishte 14 vjeç, Jackson sipas tij u përpoq ta përdhunonte.
Sipas Robson, Michael e kishte bërë të mendonte se ata ‘e donin njëri-tjetrin dhe kjo isha mënyra sesi ia tregonin dashurinë e tyre.”
“E gjithë kjo ishte e tmerrshme për mua,”-tha ai.
Ndërsa Safechuck tha se abuzimi i tij filloi kur Jackson e mësonte sesi të kryente akte seksuale kur ishte vetëm 10 vjeç.
Më pas, sipas tij, kjo u pasua nga abuzimi dhe akte të tjera seksuale.
Vazhdojnë akuzat për abuzim seksual nga Michael Jackson
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Alarmohet SHBA, Washington Post: Disa dronë të paidentifikuar fluturuan mbi një bazë ushtarake ku po qëndrojnë Rubio dhe Hegseth
Reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
Pse po largohen kaq shumë njerëz nga ChatGPT?
Pentagoni kërkon mbi 200 miliardë dollarë për luftën me Iranin





