Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen e plot 613 kg kokainë, të kapura pak muaj më parë në një magazinë në Maminas, të cilat kishin hyrë në vendin tonë me një ngarkesë bananesh, për llogari të kompanisë Arbri Garden.
Berisha ka marrë një mesazh në postën e tij elektronike, ku qytetari digjital denoncon se sasia e lëndës narkotike e kapur në vitin 2018 në Durrës, është nisur drejt Italisë ku është shitur e gjitha.
Postimi i plotë i Berishës:
Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokainë! Transporti i tyre për në Itali!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Zoti Sali Berisha përshëndetje! Nuk e di a ke informacion per 613 kile kokainë që është kapur në 2018 në Durrës Të gjitha janë nis në itali dhe janë Shiitur të gjitha, di shumë mirë kush kamionist i ka trasportuar.





