Në tregun e përditshëm të fruta perimeve në Durrës, qytetarët numërojnë qindarkat e fundit. Çmimet e produkteve ushqimorë kanë pësuar rritje të dukshme në 2019-n. Ata që i drejtohen tregut kanë minimizuar shpenzimet në mungesë të të ardhuarave ndërsa blejnë vetëm produktet më jetike sa për të mbijetuar.
Tregu i Durrësit furnizohet nga fermerët vendas dhe importi. Këtë vit prodhimet vendase janë me pakicë dhe konsumi po mbulohet nga importi duke bërë që perimet si qepët dhe patatet të jenë me çmim 2 herë më të lartë thonë tregtarët.
Por në një situatë të tillë, nuk mungojnë edhe abuzuesit me çmimet, thotë kreu i shoqatës së tregtarëve të tregut, Agron Haskasa. Edhe fermerët e Korçës kanë pësuar disfatë. Ata nuk kanë mbjellë perime këtë vit pasi një vit me parë nuk mundën t’i nxirnin në treg.
Këtë vit perimet nga Korça janë me çmime dy deri tre herë më të larta si rezultat i mungesës së produketeve. Në kushte të tilla, të varfrit po përpiqen të blejnë çfarë të mundin me çmime të lira, pa parë as cilësinë dhe as sigurinë e produkteve.
K.H.





