Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka refuzuar kërkesën e KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit.
Mësohet se Duka ka firmosur djegien e mandatit ditën e djeshme. Me këtë akt, ai i bashkohet edhe deputetëve të tjerë të opozitës.
Kujtojmë që kreu i PAA-së ishte ndër aleatët e parë që mbështeti propozimin e kryedemokratit Basha për të djegur mandatet e deputetit.
Sipas Dukës, ky parlament ka qenë ilegjitim që në krye të herës për shkak të vjedhjes së votës.





