Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ditën e djeshme u largua nga rrjeti social Instagram ku kishte një numër të madh ndjekësish me të cilët ndante foto vazhdimisht.

Lori nuk dha asnjë sqarim për fansat dhe ndjekësit e saj për këtë vendim por edhe pse nuk është aktive në Insta, ajo vijon të publikojë postime në Snapchat.

Përmes disa fotove të postuara në Snap, blogerja e njohur ka lënë të kuptohet që i është përkushtuar totalisht shkollës dhe mësimeve.