Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.

Mësohet se Enver Roshi, Ylli Shehu dhe Aurora Mara nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ.

Në një prononcim për "BalkanWeb", Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.

"Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës."