Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të Diasporës.

Duke iu referuar krizës politike, ku opozita dogji mandatet dehe vijon protestat, Rama i ka bërë thirrje kryedmokratit njësoj si studentëve me fjalët "Kur do flasim?".

"Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: "Kur do flasim?". S’mund të bëj sikur këtu s’ka ndodhur asgjë ditët e fundit. Këtu është e njëjta histori, e shqiptarëve që u kundërvihen shqiptarëve, thjeshtë për hesapet e vogla të katundit dhe të mjedisit politik. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kanë krijuar idenë se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha kur parlamenti qenka pushtuar nga kriminelët”,- tha Rama.