Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës se kurrë nuk do ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do lejohet, ndërsa theksoi se është për korrigjim kufijsh, por pa cënuar territorin e Kosovës.

"Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur dhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupun tim nuk do të mund ta cënojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës. Askush nuk mund ta cënojë as Trpecën, as Mitrovicën, as Ujmalin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime termave të tilla dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllopodan Milloshevicin, janë miqtë e Radoncicit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova.

Në anën tjetër korrigjimi i kufijve, po. Nuk ka njeri në botë që  m a mohon angahzimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit  për bashkangjitje me territorin e Kosovës pa cënuar territorin e Kosovës. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA."