Kryeministrin Edi Rama e shohim rrallë në restorantet e Tiranës. Por mbrëmjen e së enjtes lapsi.al ka mundur ta kapë kreun e qeverisë jashtë zyrës së tij.

Ai është parë së bashku me arkitektin italian Marco Casamonti, që ka ideuar stadiumin “Arena Kombëtare” dhe sheshin “Veliera” në Durrës.

Me miq të përbashkët ata kishin zgjedhur të darkonin në restorantin “Padam” pranë selisë së qeverisë.