Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për të zëvendësuar mandatet e dorëzuara të opozitës së bashkuar, e cila vendosi të heqë dorë përfundimisht prej tyre me 21 shkurt.

KQZ ka thirrur Ina Haxhiajn nga radhët e Partisë Demokratike për të zëvendësuar mandatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila e ka refuzuar këtë kërkesë.

Demokratja Haxhiaj shkruan në Facebook se nuk e zëvendëson dot emrin e Sali Berishës: "Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot!"