Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar të japë një përgjigje nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale apo jo. I pyetur nga gazetarët, kryedemokrati tha se ka kohë deri në atë datë. 

A do të futeni në zgjedhjet lokale?

Basha: Kur janë zgjedhjet lokale?

Më 30 qershor.

Basha: Kemi kohë deri atëherë, mos dalim nga tema.

Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndiqni?

Basha: Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile me turin tonë të shpresës, të alternativave që kemi për qytetarët. Ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit.