Dr.Flori prej vitesh nuk është më mes nesh, por familjarët e tij apo miqtë e ngushtë e kujtojnë gjithmonë.
Ditën e sotme, është ditëlindja e këngëtarit, i cili do të mbushte 40 vjeç. Miku i tij më i ngushtë, Landi, e ka kujtuar atë me një postimi në “Instagram”.
“Sot 40”, ka shkruar Landi në foton e Dr.Florit. Djemtë e grupit “West Side Family”, janë kthyer në mbështetjen më të madhe të familjes së këngëtarit pas ndarjes së tij nga jeta dhe kanë qenë gjithmonë pranë fëmijëve të tij.
Dr. Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare.





