Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u njohur me akuzat që rëndojnë mbi të, i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia

Në një prononcim për mediat jashtë Krimeve të Rënda, Tahiri ironizoi se pas Aldo Bares, i dyti është ai për akuzat e rënda.

"Akuzat ishe më e rëndë se kaq ishte trafik droge krijimi i grupit të strukturuar kriminal, nuk më vjen ndërmend njeri tjetër, por pas Aldo Bares jam i dyti në këtë akuzë. Prokuroria siç e nisi ashtu edhe e bitisi. Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për këtë, nuk do merrem drejtësinë do e respektoj deri në fund. Komenti im është se do i shkoj drejtësisë deri në fund. Kjo historia ime lindi si një proces politik, dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë saç janë ati, biri dhe shpirti i shtrenjtë", tha Tahiri.