Në një dalje për mediat, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu ka kërkuar falje eurodeputetëve, pas reagimeve nga ana e opozitës.

Spiropali tha se deputetët e opozitës jo vetëm janë larguar nga Parlamenti, por dhe nga terreni i të folurit normal.

“Ju kërkojmë ndjesë atyre dhe për reagimet e papranueshme të ish-deputetëve të opozitës. Ata janë larguar jo vetëm nga detyra por dhe nga terreni i të folurit normal. Janë të dëshpëruar dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë situatë për shkak të frikës së Lulzim Bashës nga humbja e zgjedhjeve, dhe frikës nga drejtësia. Gjynah se kjo është koha për të qenë bashkë për integrimin, jo të bërë kamikazin e për ta penguar integrimin”, deklaroi Spiropali, dirsa theksoi se  “bojkoti, dhuna dhe djegia e mandateve janë të papranueshme”.