Armina Mevlani ka uruar për ditëlindje të fejuarin e saj, djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Me një dedikim romantik, Armina ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e Shkëlzenit teksa shkruan:

"Gezuar Ditelindjen zemra ime Shkëlzen Berisha! Qofshin te gjitha ditet e tua te qeshura sic ti je gjithmone , qofshin te bardha sic ti e ke zemren dhe sic ti sjell drite sa here te kam afer. Te uroj me shpirt lumturi dhe qofshim ne cdo ditelindje bashke Pergjithmone".

Ndërsa në një postim në InstaStory, Armina tregon që e ka surprizuar të dashurin e zemrës pas mesnatës, me disa tollumbace në ngjyrë blu dhe të bardhë dhe një postër ku i shpreh dashurinë e i uron ditëlindjen. "Gëzuar ditëlindjen, të duam."

Armina dhe Shkëlzeni janë një çift mjaft i komentuar dhe vihen në qendër të mediave prej fillimit të historisë së dashurisës së tyre, ndërsa vitin që lam pas shkëmbyen unazat.