Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, pas ndryshimeve të kryera në rang drejtuesish dhe specialistësh, janë kryer disa kontrolle dhe inventarizime të gjendjes aktuale të zyrës.
Gjatë inventarizimit u konstatua një sasi prej 438 certifikata pronësie të lëshuara ndër vitet, përkatësisht 2008 – janar 2019.
Ndodhur në kushtet e pamundësisë së kontaktit me përfituesit e certifikatave të pronësisë, ZRPP Durrës, publikon listën e plotë.
ZRPP kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të rrethit Durrës që të kontaktojnë duke u paraqitur pranë këtij institucioni, për të kryer tërheqjen e dokumentit të pronësisë.





