Trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi shprehet optimist në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Luftëtarit, e cila do të zhvillohet në fushën e këtyre të fundit.

Në stërvitjen një ditë para ndeshjes, Shkëmbi tha se lojtarët janë stërvitur të gjithë dhe nuk ka asnjë mungesë përveç kapitenit Osmani, i cili është i pezulluar nga kartoni që mori në ndeshjen kundër Kukësit.

Ai shtoi se do të shkojnë në Gjirokastër me të njëjtin motivim ashtu si në ndeshjet e tjera dhe të shohim si do të përfundojë.

Shkëmbi ka shprehur vlerësimin e tij për Luftëtarin duke thënë se pavarësisht vendit që ka në renditje, në ndeshjet e fundit ka marrë shumë pikë

 Teuta pritet të zbatojë të njëjtën skemë taktike duke synuar fitoren me qëllim që të jetë brenda objektivit për të siguruar një vend në Europa League.