Nga sot Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zyrtarisht opozitë, pasi të gjithë deputetët kanë dhënë dorëheqjen e tyre dhe në mënyrë demonstrative e kanë dorëzuar në Kuvend.
Një ndër ta është edhe ish-deputetja e Durrësit për Partinë Demokratike, Fatbardha Kadiu, e cila gjatë fjalës së saj në protestën para Kuvendit tha se mandatin ia dha sovrani dhe sovranit do t’ia kthejë.
“Sovrani më dha mandatin, dhe ky mandat është i sovranit. Durrësi nuk mundet dot më të durojë bandat e krimit, të Dakos dhe të Ramës. Ne kemi treguar ndër dekada që ne nuk mund të na vënë nën diktaturë, asnjë lloj sistemi. Mandati jonë sot, është mandati juaj.”





