Pas mbylljes së protestës së ditës së sotme, ku përfaqësuesit e opozitës dorëzuan mandatet, kryetarja e LSI-së u pyet nëse ka deputetë të tjerë, përveç Lefter Kokës që mund të largohen drejt maxhorancës.

Kryemadhi tha se "grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti por çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato deputetët e Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën, shqiptarët nuk i mban peng as inceneratorët, as tenderat as vetingu dhe asgjë tjetër."