Aktori amerikan Jussie Smollett është arrestuar në Çikago pasi u akuzua për një kallzim të rremë. Ai denoncoi në polici se ishte viktimë e një sulmi homofobik dhe racist nga dy burra në janar.

Por policia dyshon se aktori pagoi dy vëllezër nigeriane për ta dhunuar, të cilët po bashkëpunojnë me policinë, raporton BBC. Dyshimi mbi sulmin e pretenduar nga aktorit filloi pasi policia nuk arriti të gjente ndonjë pamje të ngjarjes së raportuar nga kamerat e sigurisë. Gjithashtu nuk pati asnjë dëshmitar.

Aktori, i cili është homoseksual, tha se kishte dalë për të blerë ushqim gjatë orëve të vona të natës në qendër të Çikagos, kur dy burra të bardhë hodhën ofendime racore dhe homofobike ndaj tij. Ai shtoi se burrat e dhunuan dhe hodhën substancë kimike mbi të si edhe i vendosën një litar rreth qafës.